Pas humbjes me Izraelin, Shqipëria po bëhet gati për miqësoren me Estonin.
Trajneri Edy Reja ka menduar dhe për formacionin e ndeshjes që luhet këtë të hënë në orën 18:00.
Në portë do të jetë Gentian Selmani, ndërsa në mbrojtje Ardian Bajrami dhe përkrah tij rreshtohen Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari.
Ndërkohë, në mesfushës, Veseli dhe Hysaj, po ashtu dhe Çokaj, Ramadani e Çekiçi.
Në sulm, dyshja Taulant Seferi-Giacomo Vrioni.
Formacioni zyrtar
Shqipëria: Selmani, Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Vrioni