-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria U21 barazon në minutën e 95-të ndaj Kosovës, por e mbyll e parafundit

Kryesoret

Shqipëria U21 mori një barazim në frymën e fundit ndaj Kosovës U21 në “Elbasan Arena” dhe e mbylli në vendin e parafundit fushatën eliminatore të Kampionatit Europian 2023.

Kuqezinjtë mbyllin në mënyrë të shëmtuar këtë edicion eliminator, teksa pas 5 humbjeve radhazi, një gol i Ruçi në sekondat e fundit të shtesës shmangu disfatën e gjashtë radhazi. Vlen të theksohet se kuqezinjtë kanë shënuar vetëm dy gola në 6 ndeshjet e fundit.

Shpresat kuqezi zbresin në vendin e pestë pas dy edicionesh, duke shënuar regres, ndërsa bën mirë Kosova, që dy eliminatoret e fundit u rendit e pesta dhe këtë herë e mbylli fushatën në vendin e katërt.

Sa i përket sfidës në “Elbasan Arena”, Kosova U21 gjeti golin me vlerë tre pikëshe në pjesën e parë me anë të Krasniqit, ndërsa kuqezinjtë provuan të reagojnë, duke krijuar disa raste shënimi, por pa saktësinë e duhur në finalizim.

Mundësinë më të mirë e pati Marsei Ismailgeci në minutën e 85-të, pasi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie të fituar nga Muçi, por gjuajtja e tij u kuptua nga portieri dardan, që grushtoi sferën.

Megjithatë kur dukej se kuqezinjtë do të regjistronin humbjen e 6 radhazi, nga një përpjekje e dëshpëruar e Ismailgecit në krahun e majtë, erdhi një top në zonë, ku Toçi e devijoi me thembër dhe Ruçi e shtyu në rrjetë, duke u dhënë barazimin kuqezinjve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit