Emri i moderatorit, Robert Berisha ka qenë i pari që është aluduar për pjesëmarrjen në Big Brother Vip në Kosovë.
Roberti inskenoi një bisedë me Alaudinin. Gjatë skeçit, moderatori lë të kuptohet se ai ‘pranoi’ ftesën nga Alaudini që te jetë pjesë e edicionin të parë të reality showt në Kosovë. “Në Kosovë? Me suksese. Në shtator? Jo, unë e kam emisionin, e kam vajzën, tani kam bërë edhe femër. Sa? 300 mijë? Ta marrtë dreqi. A e nisim që tani. Të fala Libertës.” –tha ai duke shkaktuar të qeshura tek të ftuarit dhe publiku. Megjithatë se sa e vërtetë do jetë kjo gjë përtej skeçit mbetet për tu parë.
Këngëtari po jeton një romancë të bukur dashurie me modelen Laureta Maqedonici me të cilën konfirmoi lidhjen pak kohë më parë.