Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen që tronditi Velipojë mbrëmjen e së martës, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.
Bëhet e ditur se i plagosuri është Pjerin Brushtulli, 48 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka një marrë një plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar ne spitalin e Shkodrës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në afërsi të një resorti.
“Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve”.