-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si në vitin 1939, Gjermania turpëron Italinë

Kryesoret

Gjermania është treguar e pamëshirshme sonte në Borussia Park, teksa mposhti 5-2 Italinë, në sfidën e vlefshme për Nations League. Është hera e dytë që gjermania fiton me këtë rezultat ndaj të kaltërve, për herë të parë ka ndodhur në vitin e largët 1939.

Panzerat e nisën mirë takimin dhe u shpërblyen për presionin e bërë në minutën e 10-të. Gjithçka nis nga krahët, me Kimmich që me pak fat gjendet para Donnarummas dhe zhbllokon takimin.

Kur dukej se skuadrat do shkonin në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0, Bastoni bën një ndërhyerje dhe për arbitrin ishte penallti. Ashtu siç dihej, ekzekutimin do e merrte përsipër Gundogan, futbollist ky i njohur për gjakftohtësinë e tij. Përfundimi? Rrjeta.

Goli i 3-të dhe që do i jepte përfundimisht vulën kësaj sfide do ishte i Muller, në fillimin e pjesës së dytë.

Asgjë nuk do mbaronte me kaq, pasi dopieta e Werner në minutën e 68-të, me dy gola të njëpasnjëshëm, do thellonte akoma më shumë avantazhin.

Minutat e mbetura shërbyen për 2 gola të Italisë. Gnonto përfitoi pas një kthimi topi te Neuer dhe nuk e kishte aspak të vështirë të “tundtte rrjetën”. Në limite, pati kohë edhe për Bastonin.

Kështu mbaron kjo sfidë, në një nga netët më të errëta të italianëve.

Po në këtë grup, u pa një befasi e madhe. Hungaria triumfoi 0-4 ndaj Anglisë.

Në sfidat e tjera, Netherlands-Wales u mbyll 3-2, ndërsa Poland-Belgium në shifrat 0-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit