Nga vdekja e vajza 5 vjeçare, Elena Del Pozzo e cila u gjet e groposur pak orë më parë në Katania kanë dal disa detaje të reja.
Ishte nëna e saj Martina Patti, 23 vjeç, e cila pas presionit nga prokuror ka pranuar krimin dhe ka treguar skenën sesi ka ndodhur ngjarja.
Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore, disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.
Burri u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më vonë u shpall i pafajshëm.
Në fillim gruaja kishte treguar për policinë, se behej fjale për një rrëmbim të vogëlushes, që ishte bërë nga tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.