-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktivisti Arlind Qori: Këtu më lehtë mbillet kanabis se grurë

Kryesoret

Aktivisti Arlind Qori i është bashkuar protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.

Sipas tij, Shqipëria është në krizë për shkak të partive politike. Qori thotë se këto parti nuk japin asnjë alternativë tjetër për vendin tonë.

“Shqipëria është në krizë sepse qeveria që kemi nuk ka menduar asnjëherë për  pavarësinë energjitike dhe për sigurinë ushqimore. Ne kemi një model ekonomik që bazohet tek vjedhja, grabitja dhe spekulimi. Në Shqipëri, mbillet kanabis dhe jo drith, hapen qendra tregtare dhe mbyllen fabrikat dhe uzinat. Domosdoshmërish jemi në krizë. Shqipëria është në krizë sepse ata që na qeverisin ka një ide dhe motiv në jetë, si të vjedhin, si të grabisin dhe si të shfrytëzojnë burimet tona, natyrën tonë, jetën tonë. Shqipëria është në krizë sepse këta që na qeverisin dhe na kanë qeverisur në 30 vjet, mendojnë si të shkatërrojnë dhe dobësojnë sindikatat.

Kanë menduar se si të na përçajnë. Të përçarë dhe të ndarë mund të na poshtërojnë. Shqipëria është në krizë sepse të gjitha partitë kanë ngritur një sistem politik ku populli nuk e merr dot iniciativën. Sipas Kushtetutës në fuqi, populli nuk kërkon miratimin me referendum të një ligji. Sipas Kushtetutës në fuqi, populli nuk ndryshon dot Kushtetutën apo për ta ribërë. Ne kemi vetëm një alternativë, partitë politike na thonë zgjidhni mes ujkut, çakallit dhe hijenës”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit