-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E dyshimtë, shuhet ferma me rosa në Divjakë, sëmuret pronari dhe punonjësit

Kryesoret

Rreth 4200 rosa kanë ngordhur në një fermë në fshatin Mizë të Divjakës. Lajmin e ka bërë vetë të ditur pronari, i cili është shprehur se dhe punonjësit e fermës kanë shfaqur probleme shëndetësore, po ashtu dhe ai.

Ndër simptomat e para ishin të vjellat, dhimbje koke si dhe temperaturë.

Ardian Bakiu, e ka cilësuar atë çka ka ndodhur një skandal, pasi nga data 3 qershor që është njoftuar shërbimi veterinar i Lushnjes e deri më sot që data shënon 15, askush nuk është interesuar.

“Më kanë ngordhur 4 200 rosa këtu. Gjithçka nisi në fillim të muajit dhe deri më tani. Thirra disa bashkëfshatarë këtu që të më ndihmonin dhe pas kësaj ata përfunduan në spital me temperaturë të lartë. Edhe unë kam 4-5 ditë me temperaturë që shkon deri në 40 gradë Celsius. Nuk e di çfarë ka ndodhur pasi nuk kanë dalë ende me një përfundim pas marrjes së mostrave nga ferma ime”, u shpreh më herët Ardiani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit