Lulash Qepuri, 74-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme në Shkodër, është emër i njohur për autoritetet.
Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2012 për armë dhe drogë. Gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij, asokohe policia gjeti dhe sekuestroi armë zjarri municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.
Policia i sekuestroi 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Stom-golem. Një makinë i është afruar lokalit ku ndodhej 74-vjeçari, kur autorët hapën zjarr ndaj tij.
I moshuari i është kundërpërgjigjur me kallashnikov. Ka qenë djali i viktimës i cili lajmëroi policinë.