Sot në orën 12:00 PS dhe PD do të mblidhen për të konstituuar Komisionin e Reformës Territoriale të drejtuar nga dy bashkëkryetarët Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.
Socialistët e kanë bërë të qartë që nuk do të pranojnë shtimin e numrit të bashkive, ndërsa do të propozojnë shkrirjen e qarqeve dhe organizimin e vendit në rajone.
PD kërkon më shumë bashki. Konsensusi është ende shumë larg, por jo i pamundur.
Ndërkohë të premten në orën 11:00 mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk njeh asnjë nga dy komisionet që Enkelejd Alibeaj ka pranuar që të ngrejë për t’u ulur me PS-në.