Pothuajse një orë, është mbyllur protesta në Tiranë.
Qytetarët kanë rënë dakord që nesër, në të njëjtën orë, në 18:00, të grumbullohen sërish për të protestuar për të njëjtën arsye.
Protesta e sotme nisi në 18:00 dhe u pasua me thirrje për qeverinë kundër oligarkëve e kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët kërkojnë paga më të larta dhe ulje çmimesh. Kjo protestë erdhi pasi çmimi i naftës shënoi një rekord duke u shitur me 258 lekë për litër.