-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeset plastike, Kumbaro: Nga 1 korriku, fillojnë kontrollet dhe gjobat

Kryesoret

Gjatë takimit të organizuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, Ministrja  e Turizmit Mirela Kumbaro ka deklaruar se pas fazës së informimit dhe të këshillimit, më 1 korrik grupet inspektuese nisin monitorimin e rreptë për zbatimin e ligjit që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

Kumbaro është shprehur se qytetarët nuk detyrohen të blejnë qeset me parametrat e rinj, madje kjo duhet të shërbejë si një nxitje për t’i orientuar drejt çantave shumëpërdorimshe dhe trajsave.

“Grupet inspektuese do të jenë të rreptë, duke aplikuar kontrolle dhe gjobat sipas parashikimeve ligjore për këdo që shkel ligjin. Inkurajojmë shumë çantat shumëpërdorimshe, trajsat dhe çdo mjet tjetër transporti miqësor me mjedisin”, deklaroi Kumbaro.

Qeset që ndalohen janë ato njëpërdorimshme me trashësi më të vogël se 70 mikron dhe kapacitet më pak se 10 kilogramë. Sipas ndryshimeve ligjore, importimi, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1,500,000 lekë, deri në heqje të licencës së aktivitetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit