-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK futet me “kokë” te koncesionet, zbulohet shënjestra dhe hapi i radhës

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur mbledhjen e dokumenteve të sterilizimit dhe “Check up”-it në spitalet e vendit. Janë disa spitale që nuk i janë përgjigjur SPAK, duke mos i sjellë dokumentet mbi shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor ata kanë afat për kthimin e përgjigjes deri në fund të kësaj jave dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do të përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore. Grupi hetimor u ka lënë afat për kthimin e përgjigjes deri në fund të javës dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë, ata do përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore.

HETIMET

Pak ditë më parë bëhet me dije se SPAK ka marrë disa orë në pyetje ish zv-ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili ka dhënë sqarime në lidhje me hetimet në kuadër të koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 mln euro.

I pari që u mor në pyetje nga prokurorët ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu, si dhe më pas anëtarët e komisionit të tenderit. Kohë më parë u mësua se SPAK kishte regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncesionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020.

Që në fillim të këtij viti, SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona. Në pretendimet e kallëzuesve, thuhet se ky koncesion është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.

Përfaqësuesit e kësaj organizate dorëzuan kallëzimin në institucionin e sapokrijuar, ku shprehnin disa dyshime; së pari, pse ky shërbim iu dha një privati, kur prej shumë vitesh e bënin vet spitalet; së dyti, se kostot janë shumë të larta – çmimi i sterilizimit për një set kirurgjikal ishte 2.4 euro nga spitalet publike, ndërsa koncensionari merr sipas kontratës mesatarisht 190 euro.

KALLËZIMI NGA ‘THURJE’

Tjetër dyshim i shprehur në kallëzim është afati për 10 vjet i koncesionit që i tejkalon mandatet e dy qeverive. Nisma “Thurje” dyshoi për korrupsion, sepse në mënyrë të pazakontë sterilizimi mund të jepej me një tender të hapur publik si edhe shumë tenderë të tjerë dhe jo me një koncesion të shtrenjtë.

Ndërsa pjesa e fundit është zbatimi konkret i koncesionit; pra, kërkohet një hetim edhe mbi cilësinë e këtij koncesioni, nëse realisht solli ndryshim rrënjësor sterilizimi i sotëm nga i mëparshmi, krahas me kostot. Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”. Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit