16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime të rënda

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se vendet Perëndimore, duhet ti dërgojnë më shumë armatime të rënda.

Gjatë një deklarate për mediat, pas takimit me shtatë liderët evropianë të vendeve aleate të NATO-s, Stoltenberg theksoi se Ukraina duhet të ketë më shumë armatime të rënda. Në prag të samitit të NATO-s që do mbahet në fund të qershorit në Bruksel, Stoltenberg u shpreh se pavarësisht mbështetjes së koordinuar që aleanca i ka dhënë Ukrainës në më shumë se tre muaj luftë, kërkesat e Kievit për më shumë armatime janë rritur javët e fundit, pasi forcat e saj janë në disavantazh në luftën për të përballuar përparimet ruse në Ukrainën lindore.

Ndërsa Stoltenberg ra dakord që Kievi duhet të furnizohej me më shumë armatime të rënda, ai nuk dha detaje të tjera. Kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen pritën Stoltenberg dhe liderët e Polonisë, Rumanisë, Letonisë, Portugalisë dhe Belgjikës përpara samitit të NATO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit