Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve përballë Kryeministrisë.
Tabaku është fotografuar së bashku me fëmijët e saj. Edhe më herë Tabaku ka reaguar në rrjet sociale për rritjen e çmimeve, dhe ka kërkuar që të protestohej për këtë fenomen.
Protesta ishte lajmëruar më herët nga shoqëria civile, dhe mbledhja e protestuesve është bërë në sheshi Skënderbej dhe më pas është marshuar drejt kryeministrisë, ku dhe qytetarët kanë shprehur ankesat e tyre.