Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ka një viktimë. Lulash Qepuri, 74 vjeç ka mbetur viktimë nga të shtënat me armë zjarri. Vrasja ka ndodhur në lokalin e tij.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta. Burime raportojnë se një djalë ka marrë në telefon Policinë e Shkodrës dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë. Shërbimet janë rrugës për të sqaruar situatën.
Lulash Qepuri, 74 vjeç ka mbetur viktimë nga të shtënat me armë zjarri. Vrasja ka ndodhur në lokalin e tij.