Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e përfaqësuar nga kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj kanë pranuar që në datë 7 korrik të mbahet një seancë në Kuvend për të miratuar një rezolutë për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë.
“Nëse ka kërkesa të tjera, sipas rregullave të procedurës, për ne s’ka asnjë problem, ne kërkojmë zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë.
Dje ajo kërkesë u paraqit në konferencë nuk na u shpërnda paraprakisht. Nëse ka kërkese për atë përmbajtje për atë datë depozituar është e mirëseardhur do e keni mbështetjen tonë në këtë pikë” tha Alibeaj.
“11 korriku dita e përkujtimit të viktimave në Srebrenicë. Duke qenë se është pushim kam kërkuar që të jetë 7 korriku.
Me solemnitetin dhe një protokoll sikur i ka hije qeverisë, një përfaqësues i qeverisë dhe përfaqësues të grupeve të mbajnë fjalën e rastit dhe dokumenti të jetë serioz dhe kuvendi të shpresë qartë përmes kësaj rezolute, dënimin e këtij gjenocidi dhe të ftojmë, edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës, ambasadorin, autoritete, pse jo edhe familjarë.
Zoti Alibeaj e shprehu, besoj kemi darkodësinë. Kështu që besoj se kuvendi, ashtu sikur i ka hije merr qëndrimin përkatës” tha Balla.
Në 12 maj Partia Socialiste nuk pranoi që të votojë rezolutën e propozuar nga Tritan Shehu për dënimin e masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe me argumentin se në listën e deputetëve që e propozuan ishte Sali Berisha. Ndërsa tashmë vjen kjo lëvizje e dytë mes PS-së dhe PD-së.