Një trup i pajetë është gjendur në rezervuarin e Kolanecit, në Maliq.
Mendohet se trupi i përket një 26-vjeçari, Martin Çeço që është denoncuar si i zhdukur.
Po punohet për identifikimin e viktimës.
Njoftimi i policisë për zhdukjen e të riut:
Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.