Deputeti Dashnor Sula akuzoi sot në foltore se në kafen e Kuvendi konsumohet përpos puros edhe hashashi. Kjo solli reagimin e Lindita Nikollës dhe Pandeli Majkos, duke sjellë tërheqjen e deputetit demokrat.
Debati në Kuvend
Lindita Nikolla: Është një hyrje e madhe që i bëhet këtij institucioni, deputetëve, duke thënë një të pavërtetë të madhe. Tërhiquni dhe kërkoni falje.
Dashnor Sula: Unë nuk akuzova, thash, mund, se cigare nuk pi, atje puro të mbyt, mund ta ngatërroj edhe me hashashin.
Pandeli Majko: Vërejtja juaj ishte e saktë. Dhe shpesh për t’u bërë të besueshëm kemi dëshirë ti biem edhe vetes, politikës dhe harrojmë se jemi edhe vetë brenda. Para se t’i kërkoni shumicës ktheni kokën nga vetja.
Dashnor Sula: Me gjithë respektin që kam për zotin Majko, dhe si ish-kryeministër, ndihem i zhgënjyer me këtë qasje që ka për mua dhe opozitën. Unë do i them gjërat troç, kujt i pëlqen mirë. Më dhemb shpirti, nuk jam njeri hipokrit.