-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama debat me Tabakun: Lëri budallallëqet, s’i kemi paguar asnjë lek Becchettit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se qeveria nuk i ka paguar dhe nuk do i paguajë asnjë qindarkë biznesmenit italian Francesco Becchetti, i cili fitoi gjyqin në arbitrazh kundër Shqipërisë.

Zonja Tabaku, pse e ulët nivelin e komunikimit duke folur për budallaqe. Minimumi, shifrat dhe faktet meritojnë konsensus, pastaj interpretimet janë gjë tjetër. Këtu e mora fjalën sepse dëgjova një shifër nga ato që ju prodhoni, 385 milionë euro fatura arbitrazhi, ku është kjo?

Nëse ju do na i tregoni, fatura faktike dhe jo hamendje, hajde ta diskutojmë. Por ju nuk mund të thoni se ka një faturë 385 mln euro për arbitrazhe që qeveria po e paguan.

Qeveria, pavarësisht se ju keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh, si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit para zgjedhjeve, unë po ju them se, zero, asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchettit dhe asnjë tjetri dhe ballafaqimi vazhdon që të jemi të qartë” tha Edi Rama.

Beccheti ka fituar në arbitrazh ndërkombëtar kundër Shqipërisë 110 milionë euro dëmshpërblim, për prishjen e kontratave dhe sekuestron ndaj pasurive të tij.

Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vjet burg Francesco Becchetin. Biznesmeni italian Francesco Beccheti i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës në shkurt për akuzat e mashtrimit e pastrimit të parave.

Bashkë me të u dënuan e ëma Liliana Condimitti, ortaku Mouro de Renzis, financierja e kompanive Eriona Troplini dhe Stavri Peçi e Fetah Dervishi. Në total gjykata dha 49 vjet burg dhe 5 vite dënim me kusht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit