Këtë pasdite, një shtëpi në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit mësohet se nuk ka asnjë person të lënduar, pasi në momentin që shtëpia ka marrë flakë, ka qenë bosh.
Flakët kanë shkrumbuar tërësisht objektin në tërësi dhe dëmet materiale janë të shumta. Zjarri dyshohet të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.