-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta dhe Berisha përgatisin në Baku skenarin për të rrëzuar Ramën

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha ndodhen në Azerbajxhan, ku po marrin pjesë në forumin Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”.  “Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.

Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona” shkruan Meta.

Kjo ishte vizita e para jashtë vendit për Sali Berishën që pas rikthimit në krye të PD-së. “Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’ Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere. Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.

Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe” shkruan Berisha. Vizita në Baku ka shërbyer edhe për të qetësuar ujërat mes Ilir Metës dhe dobësisë së tij, Sali Berishës pas debatit në distancë lidhur me dekretin për Bajram Begajn që firmosi në Stamboll, por edhe për të përgatitur skenarin për frontin opozitar pas 24 korrikut, kur ish-kreu i LSI-së do të dalë nga zyra e Presidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit