Forumi Global “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, i cili është duke u mbajtur në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ka bërë bashkë presidentin në detyrë Ilir Meta dhe kreun e PD, Sali Berisha.
Gjatë ditës, ata bënë postime të ndara për këtë pjesëmarrje, ndërsa në mbrëmje është postuar një foto nga darka në Baku.
Berisha dhe Meta janë ulur të dy në një tavolinë, ndërsa duket teksa bisedojnë me njëri-tjetrin me nga një gotë verë përpara.
Vizita në Baku ka shërbyer edhe për të qetësuar ujërat mes Ilir Metës dhe dobësisë së tij, Sali Berishës pas debatit në distancë lidhur me dekretin për Bajram Begajn që firmosi në Stamboll, por edhe për të përgatitur skenarin për frontin opozitar pas 24 korrikut, kur ish-kreu i LSI-së do të dalë nga zyra e Presidentit.