Aktori fitues i Oscar-it, Tom Hanks u nervozua kur disa fansa për pak sa nuk e rrëzuan Wilson, e cila përfundoi duke u penguar.
“Ndaloni! Gruaja ime? Kthehuni pas! Po hidhni gruan time?!”- u bërtiti Hanks fansave.
Pas këtij veprimi u dëgjua një fans duke u kërkuar falje.
Hanks ka qenë në një turne për të promovuar filmin e tij të ardhshëm me regji të Baz Luhrmann, “Elvis”, për disa javë.
