Dita e enjte e 16 qershorit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku priten reshje në disa pjesë të territorit të Shqipërisë.
Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun e Dibrës, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje në formë shtrëngate, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre, me kohëzgjatje të shkurtër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 30 °C, në vendet e ulëta 18 / 31 °C, në vendet malore 13 / 26 °C.