Deputeti demokrat, Dashnor Sula në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm, foli me tone mjaft të ashpra duke theksuar se Reforma Zgjedhore duhet të ndryshojë përgjithmonë.
Ai theksoi rëndësinë e madhe që ky komision ka.
Gjatë fjalës së tij Sulo tha se se një ndër pikat kyçe të këtij komisioni është votimi në mënyrë elektronike.
“Nëse ka një komision që ka rëndësi si komision i posaçëm është ky komision, ndoshta është nga ata pak komisione që merret me pjesën më reale të politikës. Ka ardhur momenti që duhet të bëjmë gjykim në interes të popullit shqiptar. Si nuk qenka mundësia të numërohet në mënyrë elektronike? Sot kemi komisionar që janë para drejtësisë. Votimi elektronik duhet ta bëjmë me padisukutim”, tha Sula.
Duke u rikthyer te zgjedhjet e vitit të kaluar, ai vuri theksin te prishja e marrëveshjes së 5 tetorit 2020, ku në Kuvend u futën të fortët, biznesmenët me të ardhura të dyshimta dhe të korruptuarit e administratës që bëjnë lekë në 4 vite dhe më pas blejnë mandatin
” Edhe në 25 prill të 2021, në Kuvend vjen grupi i të fortëve, grupi i biznesmenëve të dyshimtë që blejnë vota në zonat e tyre elektorale dhe të korruptuarit e administratës që vjedhin në 4 vite dhe ato para i shfrytëzojnë për të blerë mandatin. Fatkeqësisht kundërshtarët tanë politikë i përdorën në fushatë në 2021. Fatos Nano, PS me përgjegjësinë për Shqipërinë pranoi në 2005 rrotacionin. Të njëjtën gjë e bëri edhe Berisha në 2013. Por Rama nuk e bëri në 2021, por prishi marrëveshjen politike duke miratuar kodin zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Jemi në këtë pikë ku jemi. Duhet të marrim vendime në interes të qytetarëve, jo të bëjmë demagogji. Do të jap votë pro që të votojnë edhe emigrantët shqiptarë kudo që janë. Këtu ka ngelur administratë që voton sipas pushtetit dhe pjesa që blihet. Ka edhe nga opozita që blenë votues në 25 prill, por ka shumë më shumë maxhoranca. Ishte 50 euro vota, shkoi 500 euro. Janë konstatime të organizatave të huaja, janë procedime penale që kanë filluar”, vijoi më tej Sulo.