-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dua Lipa në telashe me ligjin? Policia i bllokon Jaguarin 55 mijë paundësh

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është kthyer në Londër pas turneut të saj Future Nostalgia, mirëpo është përballur me një problem. Mediat e huaja raportojnë se policia britanike ka bllokuar makinën luksozë të saj, Jaguar F-Type që kushton 55,000 paundësh.

Nuk dihet se pse makina është bllokuar por nga fotot që kanë publikuar mediat vendase, shihet makina e yllit me famë botërore që ka një “Wheel clamp” te pjesa e rrotave. Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit.


Siç raporton Daily Mail, automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj dhe është e lehtë për policinë të dallojë automjetet e pasiguruara duke përdorur bazën e të dhënave të tyre. Një tjetër arsye mund të jetë gjithashtu dhe parkimi i gabuar. Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga këngëtarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit