“5pyetjet.al” mëson identitetin e dy të rinjve që humbën jetën sot në Tiranë.
Erion Muça 22-vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20-vjeçe janë viktimat nga tragjedia në Tiranë.
Makina me të cilën dy të rinjtë po udhëtonin ka dalë nga rruga duke përfunduar në rezervuarin e Çekrezës dhe si pasojë kanë ndërruar jetë.
Makina është fundosur. Ishin banorët e zonës që njoftuan në mëngjes policinë që nisi kërkimet.
Policia njofton se si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga makina e trupave të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.