-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

HARTA/ Lista me bashkitë që janë drejt kolapsit, Gjirokastra model

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar sot me kryebashkiakët për decentralizimin dhe financat e qeverisjes vendore publikoi një raport që thekson se vetëm 35 bashki nuk probleme serioze me financat, 14 kanë probleme, 10 janë në vështirësi dhe 2 janë me probleme serioze, Kavaja dhe Vora. Gjirokastra, Patosi, Këlcyra, Shkodra dhe Korça kanë nën 1% të detyrimeve të prapambetura.

Harta që tregon gjendjen financiare të bashkive

Bashkitë që kanë performancë pozitive janë edhe; Vlora, Poliçani, Tepelena dhe Kurbini. Durrësi, Pogradeci, Himara kanë pasur përmirësim me 5-10%. Cërriku në 2020 ka pasur % e detyrimeve të prapambetura 17.52% dhe në 2021 e ka mbi 40%.

Statusi i vështirësisë

Belshi i ka detyrimet 61%, Malësia e Madhe në 2020 ka qenë pa probleme ka tani kaluar në 51.83% të detyrimeve të prapambetura. Elbasani dhe Tirana e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5%.

Detyrimet e prapambetura

Ne i ndajmë bashkitë në 5 kategori, pa probleme financiare, me probleme financiare, në vështirësi financiare, probleme serioze dhe bashkitë me paaftësi paguese. Asnjë bashki nuk ndodhet në stadin e fundit. Ky raport lind dhe nxjerr detyrime qoftë për bashkitë dhe ministrinë  e ekonomisë” tha ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Urdhri ishte i qartë dhe i prerë. “Secili prej jush duhet që brenda datës 15 korrik një plan të detajuar për masat që do marrë bashkia në kuadër të dalës së vështirësisë financiare. Për seriozet ky plan do miratohet nga ministria dhe do miratohet nga këshilli bashkiak dhe do kushtëzohet në buxhet” tha Delina Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit