-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejt falimentimit, Rama “shkund” kryetarët e bashkive: Nxirrni lekët, paguani borxhet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryetarët e bashkive duke kritikuar një pjesë prej tyre që janë në prag falimentimi për shkak të borxheve. Ai kërkoi reflektim për të rregulluar bilancet dhe kërkoi të shikojnë “shtigjet” për të fituar për llogari të buxhetit të tyre. “Rripi” do të shtrëngohet, tha ai duke paralajmëruar prerjen e buxhetit nëse nuk do të ketë reagim të shpejtës.

Çdo bashki mund të ketë nevojë për më shumë detaje lidhur me mënyrën se si e lexojmë ne situatën financiare. Disiplina financiare e bashkive është sot më shumë se asnjëherë tjetër domosdoshmëri në të gjithë kontekstin që jetojmë por edhe të asaj që tha ministri, që ka të bëjë me thellimin e decentralizimit.

Unë dua të ndalem në disa aspekte. Së pari në aspektin e detyrimeve të prapambetura. Sikur edhe në fakt e kemi diskutuar më parë dhe sikur kam pasur rastin ta komunikoj më parë ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë në bazë të parametrave të dakordësuar dhe jo kot.

Kjo është e domosdoshme pasi nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Kjo është e pamundur. Volumi i aktiviteteve që lidhin bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është minimal, afër zeros.

Është e pamundur, që nga Tirana dhe deri te bashkia më e fundit nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik i pavarur që prodhon të ardhura, duke filluar nga ndërtimi për të pastrehët apo tregjet, pikat e grumbullimit” tha Rama.

Më thoni një kompani bashkiake që fiton para për buxhetin e tyre në funksion të strehimit. Nuk ka. Kemi pasur një debat të gjërë dhe të thellë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës me këtë. Nuk mundet që qeveria të përgjigjet për çdo kërkesë dhe çdo nevojë e pamundur. Nga ana tjetër nuk ka pse oportunitetet që janë aty për tu shfrytëzuar të mos i shfrytëzojë por tia delegojë privatit.

Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitorë që nuk kanë fare kompani ndërtimi. Marrin kompani ndërtimi dhe zhvillojnë pronat. Pse nuk e bëjnë bashkitë. Me një gurë vrasin dy zogj. Krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e tyre e nuk presin nga Enti i Banesave por strehojnë njerëzit e tyre e nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhura. Pse të mos bëhet” tha Rama më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit