-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maska dhe dezifektantë kundër COVID-19, Gjermania do të rikthejë sërish masat

Kryesoret

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach ka deklarua se do të rikthehen sërish masat kundër COVID-19, mbajtja e maskave dhe dezifektanti për duart, nga vjeshta e këtij viti deri për pashkët e 2023.

Ai kërkon që maskat të vendosen vullnetarisht, veçanërisht në ambiente të mbyllura të paktën deri pranë stinës së vjeshtës, nga ku më pas duke nisur nga tetori do të vendoset një rregull i tillë.

Lauterbach është kundërshtuar nga Marco Buschmann, ministër i Drejtësisë i cili dëshiron të presë rezultatet e një paneli ekspertësh në fund të qershorit dhe vetëm atëherë të vendosë për një zgjatje të Aktit të Mbrojtjes nga Infeksioni dhe detyrimin për të mbajtur maska.

Rreth dy milionë mbi 60-vjeçarë nuk janë vaksinuar ende kundër Koronës, thotë Lauterbach. Megjithatë, nuk do të ketë asnjë përpjekje të re për të vaksinuar.

Dhe kështu Lauterbach preferon të japë leksione për vaksinat e reja që mund të mbrojnë edhe kundër infeksionit. Sprajet e duhura për hundë mund të jenë të disponueshme që në fillim të vitit të ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit