-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbështetje për Shqipërinë”, Meta takon kreun e OBSH-së: Përmirësimi i shëndetit, urgjencë

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me kreun e OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai është shprehur se i ka kërkuar një mbështetje më të madhe për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

“Në kuadër të punimeve të Forumit IX Global të Bakusë, pata kënaqësinë e veçantë të takoja Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus , të cilit i urova shumë suksese për rizgjedhjen për një mandat tjetër 5-vjeçar në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Vlerësova kontributin dhe udhëheqjen e vyer si Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së në luftën dhe parandalimin e pandemisë Covid-19 në mbarë botën, si dhe rolin e tij në reformimin e Organizatës, me një gamë të gjerë arritjesh në ofrimin e kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

E informova për efektet e rënda të COVID-19 në Shqipëri, si dhe për hapat që po ndiqen për tejkalimin e pasojave dhe rikthimin në normalitet.

Kërkova një vëmendje të shtuar dhe mbështetje më të madhe nga OBSH për sistemin tonë shëndetësor, me synim mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

Përmirësimi i shëndetit publik global është një urgjencë, për të parandaluar çdo pandemi të mundshme në të ardhmen dhe për këtë nevojitet një koordinim më i mirë për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe gjurmimin e transmetimit.

Theksova se përparësia e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë edhe forcimi i OBSH si autoriteti udhëheqës dhe drejtues për shëndetin global, duke qenë në qendër të arkitekturës botërore të shëndetit”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit