-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REKORD/ Qeveria e çon naftën 265 lekë

Kryesoret

Shënohet rekordi i çmimit të naftës në Shqipëri. 265 lekë/ litër do të shitet nga pasditja e sotme në orën 18:00.

Vendimi i Bordit të ashtuquajtur të “Transparencës”, që përbëhet nga qeveria dhe përfaqësues të oligarkëve të tregtimit të karburantit u jep një tjetër goditje të fortë qytetarëve shqiptarë në kushtet e krizës së fortë që po përjetojnë.

Benzina do të shitet me 241 lekë/ litri dhe gazi me 86 lekë. Protestat modeste të dy ditëve të fundit nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit