Pas tezës së gjuhës dhe letërsisë sot ka dalë edhe testi i provimit të matematikës, teksa maturantët janë ende brenda shkollave.
Si gjithmonë, ende nuk dihet se kush e ka nxjerrë tezën. Mbi 33 mijë janë maturantët që i janë nënshtruar provimit.
Provimi nisi në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30. Në disa shkolla janë vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka detektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.
Provimi i lëndës me zgjedhje të jepet në datë 24 qershor.