Tatimet i kanë bllokuar 25 biznese në Kamëz, të cilat nuk ishin të regjistruar në organet përkatëse të tatimeve dhe ushtronin aktivitetin e tyre në formalitet.
Një aksion i tillë i organizuar dhe i detajuar, me numër, lloj aktiviteti, dhe adresë ushtrimi veprimtarie, në një territor të një Bashkie (Kamëz) kryhet për herë të parë pas aksionit të vitit 2015.
Administrata Tatimore sqaron se gjithsej janë kryer mbi 60 kontrolle verifikimi, nga të cilët 25 individë, ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore, 12 subjekte, që edhe pse ishin në listën e denoncuar nga Bashkia Kamëz për parregullsi, nga verifikimet rezultoi se ishin të regjistruara me NIPT dhe 2 subjekte që ishin me aktivitet të pezulluar, u riaktivizuan nga Administata Tatimore konform legjislacionit në fuqi.
Ky aksion, duke pasur nё fokus sigurimin dhe plotësimin e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve do tё ketё shtrirje të vazhdueshme në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.