Blerim Kola, është i riu që u vra ditën e djeshme në Harburg të Gjermanisë nga një shtetas i Gjermanisë dhe nga një i Maqedonisë së Veriut.
Të dy njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.
Babi i të riut ka bërë një bërë një dedikim prekës në rrjete sociale ka shkruar se ajo është një fatkeqësi dhe se ka ardhur si një rrufe e papritur.
“Me Hidherim Te Thelle Dhe Plot Dhimbje U Nda nga Jeta Djali Im Blerimi, Na goditur si rrufeja kjo fatekeqesi e madhe per familjen tone ,nuk e prishni nje gje te tille, Na pate dhene fjalen se do vije te festonim ditelindjen se bashku ne GUSHT .POR JA QE NUK PASKA QENE E SHKRUAR QE TA FESTONIM BASHK SI FAMILJE. Qofsh banor xhenetit djali im ishalla zoti nuk ben me keshtu fatkeqesira ne asnje familje Shqiptare..”, shkruan babai i tij.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/06/image-6.png)