-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është 26-vjeçari që e mbytën me litar për një vajzë në Maliq

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga krimi që ndodhi dy ditë më parë në Maliq ku mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec për të zhdukur gjurmët 26-vjeçari Martin Çeço. Shkak i sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.

Viktima ka pasur shenja në qafë dhe dyshohet se është mbytur me litar. Tre të arrestuarit për krimin janë Bledi Angjo dhe kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj.

Tre të arrestuarit nuk kanë lidhje familjare me vajzën e mitur, me të cilën kishte lidhje 26-vjeçari Martin Çeço që u vra.

“Operacioni, pas hetimeve intensive nga Sektori për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë. 

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.

Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, i cili rezultonte i larguar nga banesa, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Marjani”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

– B. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);

– V. M., 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;

– E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit M. Ç., kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit