-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksion i madhi antidrogë, zbulohen disa parcela me kanabis

Kryesoret

Policia e shtetit ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në vend, ku në fokus kanë qenë Tepelena, Kruja, Velipoja, Elbasani, Berati dhe Shkodra.

Aksioni është në vijim në të gjithë vendin dhe janë identifikuar disa parcela të tjera edhe me patrullimet nga ajri.

Tre parcela me kanabis janë asgjësuar në zonë e Velipojë, dhe nga pamjet janë parë teksa “pronarët” e drogës flinin në çadra kampingu.

Urdhërim i drejtorit të policisë Gledis Nano, efektivët që nuk raportojnë parcelat, nuk i asgjësojnë apo në rastin më të keq bashkëpunojnë me grupet kriminale përjashtohen nga policia.

Zonat me risk te cilat po kalojnë në kontroll për herë të dytë pasi është sezoni i korrjes se parcelave janë Shkodra, Malësia e Shkodrës, Kruja, lumi Vlorës, Tepelena, aksi Elbasan, Belsh, Berat, Lushnje, fshatrat e Durrësit.

Policia e Shtetit i ka kërkuar OSHEE edhe një hartë të riskut për vjedhjen apo humbjet e energjisë elektrike e cila vidhet duke u përdorur në shtëpitë e kultivimit të drogës dhe kriptomonedhat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit