Ish-mesfushori i kombëtares angleze, Kiron Dajer, po lufton betejën më të madhe, atë me jetën. 43-vjeçarit i duhet që të bëjë një transplant mëlçie për të vazhduar të jetojë, por kjo gjë do t’i kushtojë jetën personit që e jep.
Dajer, i cili tani është në listën e pritjes për një donator të mëlçisë brenda gjashtë muajve, ka thënë për “The Mail”, se kushdo që do të dalë vullnetar për ta bërë këtë gjë, kujtimi i tij do të vazhdojë dhe se do ta bënte krenar.
“Nëse unë nuk e bëj këtë transplant, atëherë nuk do të ketë asgjë që mund të bëjnë për mua. Ka raste kur disa persona kanë nevojë urgjente për këtë transplant, të cilëve i kanë mbetur vetëm disa javë kohë. Për mua kanë mbetur vetëm disa muaj, pra nuk është urgjente. Gjithsesi shpresa ime e vetme është se mëlçinë e kujtdo personi të marrë, di që kujtimin e tij do ta bëj krenar”, ishin fjalët e ish-mesfushorit anglez, i cili ka luajtur me Njukasëll dhe Uest Hemin në Premier Ligë.