-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia ishte vënë mbrapa për kokainë, Kajmaku fluturoi i qetë nga Tirana në Ankona

Kryesoret

Gazeta e njohur italiane, Il Resto del Carlino ka publikuar një shkrim investigativ me disa detaje të tjera nga aktiviteti i këtij të fundit në fushën e narkotikes.

Pas tij mendohet se fshihet një rrjet më i gjerë kokainë, që trafikonte qindra kg drogë.

Një hetim i gjerë ndërkombëtar ka nisur për këtë qëllim.

Sipas saj, pjesë e këtij hetimi ishte kontrolli i imtësishëm në portin e Durrësit të një kamioni të kompanisë së luleve.

“Aty u zbuluan vendet e fshehta në mjet, por pa u konstatuar megjithatë lënda narkotike. Në këtë mënyrë ka dalë në dritë mënyra se si dyshohet se lëviznin qindra kilogramë drogë. Policia shqiptare gjeti edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes së politikanit me dy milionë dollarë, prejardhja e së cilës po shqyrtohet. Zhvillimet e hetimeve kanë shkaktuar reagimin e opozitës në Shqipëri dhe ditët e fundit një polemikë e ashpër ka përfshirë të gjithë vendin”.

Por edhe pse i kërkuar, Kajmaku fluturonte i qetë.

“Hetuesit verifikuan gjithashtu se, pesë ditë para sekuestrimit të sasisë së madhe të kokainës, politikani i njohur shqiptar kishte udhëtuar me avion nga Tirana për në Ankona. Më pas ai shkoi në Monterubbiano dhe së bashku me nipin e tij u zhvendos me një makinë me qira”.

“34-vjeçari Edmond Kajmaku, nga ana tjetër, para se të arrestohej, jetonte në Monterubbiano dhe më parë kishte qenë drejtor i UKT-së, ujësjellësit shqiptar. Pra, dy të padyshuar, një politikan dhe një ish-ekzekutiv i rëndësishëm. Megjithatë, të dy kanë lëvizur kilogramë e kilogramë me kokainë me gjoja mbështetjen e krimit të organizuar shqiptar. Të gjitha në oazin e qetë dhe të lumtur të Fermanos”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit