Në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Burojë të Skenderajt, u prit nga familjarët dhe miqtë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Përveç takimit me familjarët e ngushtë të Hashim Thaçit, aty ishin prezentë edhe Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku.
Rama, i cili gjenden në Kosovë për të zhvilluar takimin ndërqeveritar Kosovë-Shqipëri të hënën, vizitën e tij e nisi me vizitën në disa biznese dhe në shtëpinë e ish-presidentit kosovar.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kohëve të fundit vizitoi ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, i cili po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
