22 shtetas të huaj morën zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.
Pas leximit të formulës, 22 shtetasit nga Kosova, SHBA-të, Egjipti, Turqia dhe Siria, nënshkruan edhe aktin e betimit.
Avdullah Hoti (i lindur më 4 shkurt 1976) është politikan kosovar i cili ka shërbyer si Kryeministër i Kosovës që nga 3 qershori 2020. Ai ka shërbyer si Ministër i Financave në mes të vitit 2014 dhe më 2017 në koalicionin qeverisës PDK/LDK.