-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prefektit i Fierit: Nisim 20 ton ushqime për në Ukrainë

Kryesoret

Prefekti i Fierit është shprehur se nga fermerët e zonë janë dërguar plot 20 ton ushqime në Ukrainë, në rajonin e Kharkivit.

 Lefter Shehaj në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka thënë se nuk nevojitet një arsye për të ndihmuar.

“Nuk të duhet një arsye për të ndihmuar atë që ka nevojë , të duhet veç një zemër e mirë . Mbërriti sot në rajonin e Kharkivit në Ukrainë ndihma humanitare me 20 ton perime, e dërguar nga  qarku i Fierit. Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier  dhe  Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit, znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12  Maj 2022 që çeli siparin e një marrëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona. Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare .Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes”, shkruan Shehaj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit