Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.
Arsyet e rikthimit të marrëveshjes:
Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;
Cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;
Cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;
Bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
Praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;
Procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;
Shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;
Për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian .