-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Trafiku i organeve, përrallë e Rusisë”, Rama: Të bëjmë gjyq me fakte

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë në ceremoninë e prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga Enver Hoxhaj.

Ai tha se Rusia kur përmend Dick Martyn me çështjen e llogaridhënies, kundërpërgjigjet me trafikun e organeve, të cilën e ka konsideruar përrallë të saj.

Po ashtu Rama u shpreh kritik për Gjykatën e Hagës, ndërsa u shpreh se është një rast i pandodhur ndonjëherë ku presidenti i një vendi të arrestohet në detyrë pa akuzë.

“Një tmerr për të diskredituar një luftë shqiptare. Për sa më takon do bëjmë çmos ta vendosim përballë të gjithëve që nga Joe Biden, Boris Johnson, dhe Olaf Scholz .Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës me gjithë akuzat që kishin në qendër Shtëpinë e Verdhë ka nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë? Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person, por asaj që ai përfaqëson si prodhim dhe me faktin që edhe sot kur Shqipëria ngre çështjen e llogaridhënies, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve.

Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga Rusët edhe në raste të tjera. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainën çështja e trafikut të organeve…Un s’jam pas teorive të konspiracioni dhe nuk kam qëllim të kthej një teori konspirative në një demarsh shtetëror, por këto janë gjëra të rënda, por mendoj që ne si shqiptarë për ta merituar këtë duhet të mos e pranojmë më këtë farsë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe UÇK,. Të bëjnë gjyq me fakte .

Kemi punë me gjithë korpusin politik që i dha kësaj gjykatë .Shtëpia e Bardhë të reflektojë dhe presidenti i SHBA të njohë me çështjen dhe ta udhëheqë këtë çështje…”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit