Pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për media lidhur me Vetingu në drejtësi që Kosova po planifikon të kryejë.
“Ne tashmë i kemi ndarë përvojat tona me Albulenën në lidhje me procesin e Vetingut në Shqipëri, sepse takimet dhe kontaktet tona kanë qenë të shpeshta, të drejtpërdrejta, jo vetëm në nivelin e dy ministrive por edhe të grupeve të deputeteve në nivel parlamentar. Jam i bindur që ekspertët e Kosovës janë të familjarizuar me procesin e Vetingut në Shqipëri. Është një proces që zhvillohet me tre plane, në rrafshin e kontrollit të pasurisë, të figurës, por edhe të aftësive profesionale”, është shprehur Manja.
Sipas tij e rëndësishme është që nga procesi i Vetingut që do të zhvillohet në Kosovë, të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Pas vettingu Manja është shprehur se plotësimi i vakancave është një tjetër çështje kyçe, pasi shumica e vendeve kanë mbetur të paplotësuara.