Prokuroria e Elbasanit ka vendosur të pyes sërish dëshmitarët e vrasje së ndodhur para zgjedhjeve parlamentare para një viti.
Deri më tani janë paraqitur në prokurori dhjetë efektivë të policisë, mes tyre dhe efektivja që mbeti e plagosur Xhensila Sota. Po ashtu pritet që të merren në pyetje dhe ish-drejtorët e policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Niko Palla, si dhe deputeti i PD-së, Gazmend bardhi që po ashtu mendohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje.
Të dy drejtorët kanë qenë të pranishëm në vend ngjarje, por kur kanë dëgjuar krisma ata janë fshehur.
Mes personave që do të rimerren në pyetje janë Eldjo Beko, Klement Xhaferri, i cili nga 13 maji të këtij viti ka fituar lirinë duke rrëzuar në gjykatë masën e arrestit me burg.
Hetimet e deritanishme kanë provuar në mënyrë kategorike se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, është autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, plagosjes së dhëndrit të këtij të fundit Eltjon Bodinaku dhe punonjëses së policisë Xhensila Sota.