-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Brenda garazhit që tronditi “Astirin”! Zjarri u vendos me qëllim; plasi, plasi!

Kryesoret

Katër makina u dogjën pak pas mesnate në Tiranë në zonën e “Astirit”. Paraprakisht zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht në njërën prej makinave duke shkaktuar djegien edhe të tre të tjerave.

Banorët deklaruan se dëgjuan edhe shpërthime. “Plasi, plasi diçka i thashë gruas, hajde dalim. Dëgjuam shpërthime” tha një banor i pallatit. Por sipas policisë nuk kemi të bëjmë me eksploziv.

Banorët u evakuuan me shpejtësi. Tetë prej tyre përfunduan në spital. Ata shprehen se u tmerruan nga flakët dhe tymi që pushtoi pallatin.

Ishte tmerr. Dëgjuam shpërthime. Banorët e pallatit ulërinin dhe kërkonin ndihmë. Kishte shumë tym dhe zjarr në garazh” tha një tjetër prej banorëve.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar” deklaroi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit