Një person është gjetur pajetë mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Vjosa.
Trupi i pajetë u gjet në Përmet. Viktima është Agim Pelushi 55-vjeç.
Ai punonte në Greqi dhe kohët e fundit ishte divorcuar.
Nuk dihet nëse është mbytur apo e kanë vrarë.
Trupi është dërguar në morg.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes.