-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatmir Xhafaj “godet” Komisionin e Prokurimeve Publike: S’ka standard

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj u shpreh i pakënaqur me punën e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku i diskutua rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit, ish ministri i Drejtësisë u shpreh se ky institucion nuk ka arritur të ngrihet në standardin që kërkohej.

“Unë personalisht do ta votoj edhe për shkak se ato që janë aty qëndrojnë, pavarësisht se nuk kam mendim pozitiv për komisionin e prokurimit publike, nuk e mohoj këtë gjë. Nuk kam pasur dhe nuk kam për mënyrën si i është qasur i gjithë zbatimit të ligjit në këtë fushë.

Ishte një përpjekje pozitive ndryshimi i ligjit dhe zgjedhja përpjekja për ti zgjedhur jashtë influencës së ekzekutivit dhe si një produkt i votimit parlamentar, por besoj se komisioni i prokurimit publik nuk është ngritur në standardin  për të cilën është destinuar të veprojë. Edhe nga përvoja që kam pasur dhe ngasa e kam ndjekur vlerësimi im nuk është pozitiv. Por ato që janë paraqitur meritojnë mbështetjen dhe unë do ta votoj për shkak të kësaj gjëje”, u shpreh Xhafaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit